Arsenal ka ndezur rivalitetin me Tottenham duke marrë në momentin e fundit transferimin e Eberechi Eze, pra duke e rrëmbyer nga duart e rivalëve të tyre.
Pas javësh negociatash që Spurs kishin zhvilluar me Crystal Palace, gjithçka dukej gati për marrëveshjen, por dëmtimi i Kai Havertz bëri që “Topçinjtë” të ofronin 68 milionë paund dhe të siguronin shërbimet e mesfushorit.
Ky është vetëm një nga shumë rastet e njohura në futbollin anglez ku marrëveshjet për lojtarë janë “rrëmbyer” në momentin e fundit. Sipas një artikulli të The Sun, Ligës Premier ka parë disa nga episodet më të bujshme të këtij fenomeni gjatë dekadave të fundit.
Manchester United ishte shumë pranë firmës me talentin 17-vjeçar nga Cardiff, madje kishte arritur akord publik.
Por Arsene Wenger mori vetë në dorë situatën, takoi lojtarin dhe e bindi të kalonte në Emirates. Ramsey u bë ikonë e Arsenal me 369 ndeshje dhe tre FA Cup.
Liverpool arriti një marrëveshje me Brighton për 110 milionë funte, dhe Jurgen Klopp madje e konfirmoi publikisht afrimin.
Por Chelsea reagoi menjëherë me një ofertë më të lartë, 115 milionë funte, duke i “rrëmbyer” mesfushorin që ishte tifoz i tyre që fëmijë.
Tottenham kishte mbyllur gjithçka me brazilianin, madje ai kreu vizitat mjekësore. Por një telefonatë nga Chelsea e ndryshoi gjithçka: Willian refuzoi Spurs dhe firmosi për rivalët e tyre të qytetit. Më pas fitoi dy tituj kampion me “Blutë”.
Chelsea ishte i bindur se do të firmoste me yllin brazilian, aq sa klubi nisi të shiste fanella me emrin e tij.
Por në ditën e fundit të afatit kalimtar, Manchester City – i blerë sapo nga sheikët e Abu Dhabit – bëri një ofertë prej 32,5 milionë funte dhe e rrëmbeu lojtarin.
Blackburn kishte arritur marrëveshje për transferimin e Keane, por një vonesë burokratike i kushtoi shtrenjtë.
Sir Alex Ferguson ndërhyri menjëherë dhe e bindi mesfushorin irlandez të nënshkruante për Man United, ku më pas bëri histori.
Lille kishte arritur akordin dhe Park ndodhej në hotel për vizitat mjekësore, por papritur “u zhduk”.
Në fakt, kishte hipur në tren për Londër ku nënshkroi fshehurazi me Arsenal, që ofroi një pagë më të lartë.
Portugezi ishte vetëm një hap larg kalimit te Manchester City dhe kishte një akord verbal me klubin e Guardiolës.
Por një telefonatë e Sir Alex Ferguson e bindi të rikthehej në “Old Trafford”. Transferim i madh në letër, por me epilog të hidhur për të dyja palët.
Tottenham mendonte se kishte bindur kampionin francez, por Petit përdori taksinë që Spurs i kishte paguar për të shkuar te shtëpia e Wenger-it.
Atje u arrit marrëveshja me Arsenal, duke lënë rivalët e qytetit të poshtëruar.
Tottenham kishte nisur negociatat për kolumbianin, por vonesat i kushtuan shtrenjtë.
Liverpool ndërhyri menjëherë me një ofertë prej 37,5 milionë funte dhe mbylli marrëveshjen në janar, duke e rrëmbyer nga duart e Spurs.
Tottenham e kishte bindur mesfushorin izraelit, por ndërkohë West Ham u fut në lojë.
Harry Redknapp e takoi dhe e mori menjëherë firmën, duke i dhënë fund marrëveshjes me Spurs. Ironikisht, ai shënoi gol në debutimin kundër Tottenham. /Telegrafi/
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën