Dihej që përplasja mes rusit Khabib Nurmagomedov ndaj irlandezit Conor McGregor do të prodhonte shumë lajme. Dhe ashtu rezultoi. Irlandezi humbi ndeshjen, por fill më pas vijoi një sherr i pazakontë në historinë e sportit.
Arena e Las Vegasit u kthye në një kaos pasi rusi kërceu nga ringu dhe goditi anëtarët e grupit të irlandezit. Ky i fundit nga ana e tij u sulmua nga ekipi i Nurmagedemov.
https://www.youtube.com/watch?v=fBS-jmztEZY
Rusi nga Dagestani tha se ai doli nga vetja pasi i kishin fyer fenë dhe atdheun. Në fakt nga pala irlandeze nuk pushonin së fyeri.
Kurse një kushëri i tij tha se McGregor e nisi i pari sherrin, duke e gjuajtur me grusht. Abubakar Nurmagomedov tha se ishte McGregor që e goditi. “E thënë shkurt, u ngjita në kafaz. Ajo k… irlandeze më goditi. Por edhe unë nuk i lashë gjë mangut. Bam, bum, e goditi dy herë”, thotë ai.
Hetimet për ngjarjen po vijojnë dhe rusi rrezikon që të mos e marrë xherdanin e kampionit. Nga ana tjetër, ai thotë se ka marrë vlerësime nga presienti rus, Vladimir Putin.
Kurse McGregor, duke pranuar humbjen, thotë se mezi pret që të ketë një ndeshje tjetër mes tyre. Ai nuk ka ngritur akuza ndaj kundërshtarëve.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit