Liverpooli raportohet se është përballur me një pengesë në rrugën e tyre për transferimin e Xherdan Shaqirit.
Pasi Lyoni hodhi poshtë se ata janë afër marrëveshjes prej 68 milionë euro me Liverpoolin rreth mesfushorit Nabil Fekir, klubi anglez duket se është larg marrëveshjes edhe me yllin kosovar të Stoke Cityt, transmeton portali arbresh.info.
‘ESPN’, ‘The Telegraph’ dhe ‘The Guardian’ raportuan të gjithë mbrëmjen e së mërkurës që sulmuesi 26-vjeçar, Xherdan Shaqiri, është gjithashtu shënjestër e trajnerit Jurgen Klopp.
Liverpooli, si njëri prej klubeve nga Premierë Liga të interesuara, është tërhequr nga klauzola e blerjes së sulmuesit kosovar në kontratën e tij, që thuhej se ishte rreth 12 milionë funta. Megjithatë, ‘The Times’ raporton tani se Shaqiri ka një klauzolë “më shumë se 12 milionë funta që është deklaruar publikisht” dhe kjo ka vënë në pyetje dëshirën e trajnerit gjerman për transferimin e lojtarit.
Kjo do të thotë që ekipi i rekrutimit të Liverpoolit i përbërë nga Michael Edwards, Dave Fallows dhe Barry Hunter duhet të zhvendos vëmendjen në shënjestra tjera pasi Shaqiri nuk është i lirë siç dukej.
Tottenham Hotspuri dhe Southamptoni kanë qenë gjithashtu duke kërkuar shërbimet e kosovarit, i cili ka realizuar shtatë gola dhe ka krijuar shtatë asistime brenda 38 ndeshjeve për “Potters”./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...