Trajneri Antonio Conte, ka kërkuar nga Inter-i transferimin e mesfushorit N’Golo Kante nga Chelsea, derisa skuadra italiane shpreson ta huazojë me obligim blerje për 50 milionë euro.
“Neurazurët” kanë hequr dorë nga ylli i Brescia-s, Sandro Tonali, andaj janë duke punuar që të realizojnë transferimin e francezit, transmeton portali arbresh.info.
Inter-i është i fokusuar në lojtarët me më eksperiencë siç është Vidal i Barcelonës dhe Ndombele i Tottenham-it.

Mirëpo, tekniku italian ka kërkuar transferimin e Kante-s, i cili kohën e fundit ka humbur pozitën të gjiganti anglez dhe është i lirë të largohet për çmimin e duhur.
Thuhet se Chelsea kërkon rreth 50 milionë euro, kurse Inter është duke provuar ta huazojë me mundësi ose obligim blerje.
Ata gjithashtu duhet t’i rrisin fundet dhe këtë shpresojnë ta realizojnë përmes shitjeve të Roberto Gagliardini, Matias Vecino, Marcelo Brozovic dhe Christian Eriksen./arbresh.info.
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...