Derby della Madoninna mes Interit dhe Milanit nuk ka prodhuar asnjë gol pas pjesës së parë, përkundër disa mundësive të mira shënimi.
Pas 45 minutash rezultati është 0-0, mirëpo dy skuadrat patën mundësi për ta çuar topin në rrjetë, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht, Acerbi pati një mundësi të mirë shënimi në minutën e 27-të, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Nëntë minuta më vonë Lautaro Martinez goditi fuqishëm drejt portës por, Maignan ishte në vend, ku priti gjuajtjen e tij pastaj topi goditi shtyllën dhe doli jashtë.
Edhe Milani rrezikoi me Saelemaekers por goditja e tij shkoj mbi portë.
Katër minuta më vonë, Milani pati mundësinë më të mirë në ndeshje me Pulisicin, i cili gjuajti fuqishëm nga jashtë zone, por goditja e tij shkoi fare pranë portës.
Dy skuadrat po luftojnë për fitore pasi do të ishte jetike për dy skuadrat./Arbresh.info
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...