Sfida e xhiros së 20 në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit do të zhvillohet të dielën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndeshja Prishtinë – Ballkan do të zhvillohet në orën 13:30 dhe do të luhet në stadiumin e rinovuar të Llapit, shkruan Gazeta Express.
Prishtina as duelin ndaj Ballkanit, sikurse atë ndaj Drenicës në Kupën e Kosovës, nuk do ta zhvillojë në folenë e saj, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo për shkak të punimeve që janë duke u kryer në tapetin e gjelbër.
Prishtina para këtij dueli “stacionohet” në pozitën e pestë me 24 pikë të mbledhura dhe me pak gjasa për ta mbrojtur titullin e kampionit
Në anën tjetër, Ballkani ka gjasa reale për titullin e parë, teksa ndodhet në vendin e dytë, me 36 pikë.
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...