Prishtina dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të javës së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Prishtinasit ishin më të rrezikshëm në fillimin e ndeshjes, duke rrezikuar me Mërgim Pefqelin dhe Jalen Blesan.
Në rastin e parë Ballkani arriti të shënonte në minutën e 30-të me Nazmi Gripshin që gjeti këndin e pambrojtur të Ardit Nikës.

Por nuk vonoi shumë dhe trysnia e madhe iu shpërblye Prishtinës, kur nga një top i kthyer Blesa shënoi nga afër për 1-1.
Të dy skuadrat zhvilluan një pjesë të parë të mirë me aksione të rrjedhshme dhe mbrojtje të kujdesshme.
Fillimi i pjesës së dytë i takoi Prishtinës, që kishte dy raste të mira me Leotrim Kryeziun i cili nga pozita ideale nuk e qëlloi portën.
Pas tij rast të mirë kishte edhe Blesa, por gjuajti jashtë.

Ballkani u kundërpërgjigj me një gjuajtje të Nazmi Gripshit nga jashtë zone, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.
Deri në fund nuk kishte gola dhe skuadrat u desh të pajtohen me ndarjen e pikëve.
Ballkani me këtë barazim kthehet në pozitën e parë me 20 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e pesta me 12 pikë. /Telegrafi/

Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit