Derisa viteve të tjera jemi mësuar ti shohim skuadrat si Manchester United dhe Manchester City duke luftuar për vendet në krye të tabelës, kësaj here të dy skuadrat janë shumë poshtë në tabelë dhe synimi i të dyjave sonte është fitorja që të jenë me hap me skuadrat tjera që janë në top-4 të Anglisë
Ole Gunnar Solksjaer ka startuar sot nga fillimi me Rashfordin, Greenwoodin dhe Bruno Fernandesin nga fillimi derisa në formacion nuk mungon edhe Pogba, gjë që është pak e rrallë për të pasi që ai shumë pak ka startuar në ndeshjen e fundit për United.
Në anën tjetër, Guardiola ka një ekip më të kombinuar por ajo që bie në sy është se Aguero nuk është ftuar fare në këtë ndeshje, edhe pse luajti dhe shënoi në mesjavë për City në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Marseille.
Sterling, Jesus, Mahrez dhe De Bruyne janë katërshja e Guardiolës në sulm sonte kundër Manchester United.
Manchester United është në vendin e 7 në Premier Ligë më 19 pikë, kurse Manchester City në vendin e 9 më 18 pikë. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:

Manchester United

Manchester City
Ndeshja pritet të zhvillohet në orën 18:35.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...