Denver Nuggets ka arritur të fitoj edhe ndeshjen e dytë ndaj La Lakers në kuadër të Play-Offit, me rezultat të ngushtë 101-99.
Një lojë e baraspeshuar deri në fundin e çerekut të fundit, kur Jamal Murray shënoi në aksionin e fundit me sirenë, shkruan Arbresh.info.
Take a look at ALL ANGLES of Jamal Murray’s incredible #TissotBuzzerBeater to give Denver a 2-0 series lead ?? https://t.co/qZ80SJGCqk pic.twitter.com/iRBTVZIVk7
— NBA (@NBA) April 23, 2024
Më i dalluari në këtë sfidë tek Denveri ishte Nikola Jokic me 27 pikë, 20 kërcime e 10 asistime.
Teksa lojë të mirë bënë edhe Porter që shtoi 22 pikë e nëntë kërcime dhe Murrary 20 sosh.
Për Lakers me 32 pikë e 11 kërcime luajti Anthony Davis.
Kurse 26 pikë, 12 asistime e tetë kërcime i shtoi edhe Lebron James.
Pas dy ndeshjeve kampionët në fuqi avancojnë serinë 2-0 dhe iu duhen edhe dy fitore për të kaluar në raundin tjetër.
Sfida e radhës luhet me 26 prill nga ora 4:00 me kohën tonë lokale./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër