Kosovare Asllani u nderua me statujë në Suedi para fillimit të Kampionatit Botëror të Vajzave, që po zhvillohet në Francë. Megjithatë, tani është zbuluar se statuja e saj u dëmtua gjatë fundjavës së kaluar.
Katër nga yjet e Kombëtares së Suedisë u nderuan me nga një statujë në vendlindjen e tyre para se të fillonte Kampionati Botëror i Vajzave. Njëra ndër këto vajza është edhe Kosovare Asllani, transmeton Gazeta Express.
Asllanit iu ndërtua statuja për shkak të karrierës së saj të jashtëzakonshme me Kombëtaren e Suedisë. Statuja e saj u vendos pikërisht në fushën që e mban emrin e Asllanit, në Bullerbyn të Suedisë.
Megjithatë, dy ndër statujat e ndërtuara tashmë janë ndërtuar. Fillimisht u dëmtua statuja e Nilla Fischer, e vendosur në Linkoping, ndërsa fundjavën e kaluar u dëmtua edhe statuja e Asllanit.
Krahu i majtë i statujës së futbollistes me nofkën “Kosses” është thyer, ndërsa fotografitë e publikuara nga mediat suedeze tregojnë se mirëmbajtësit e “Asllani Court” tentuan ta kthejnë atë në gjendjen e mëparshme duke e ngjitur krahun në trupin e statujës sërish. Ende nuk dihet nëse dëmtimi ishte i qëllimshëm.
Asllani ka shkëlqyer në ndeshjet e zhvilluara deri më tani të Suedisë në Kampionatin Botëror. Ajo ka shënuar gol në dy prej këtyre ndeshjeve, në të cilat e fitoi edhe çmimin për lojtaren më të mirë të ndeshjes.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër