Dëmtimi në shpatull – Olmo humb përballjet e këtij viti

10:00 | 3 Dhjetor 2025
D.H

Nuk kanë të ndalur problemet tek Barcelona, sapo rikthehet një lojtar kyç – një tjetër po lëndohet.

Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo ka pësuar dëmtim mbrëmë në sfidën e La Ligas ndaj Atletico Madridit, të cilën ‘Blaugranat’ e fituan me rezultat 3-1, shkruan Arbresh.info.

Spanjolli shënoi golin e dytë në minutën e 65-t, dhe menjëherë pasi shënoi ra keq në tokë, duke dëmtuar krahun e tij.

Pas ndeshjes raportimeve e para thonë se Olmo ka probleme me shpatullën, dhe do i duhet të ketë analizë më të detajuar.

Një gjë tashmë është e sigurt se dëmtimi i tij do ta mbaj jashtë fushave për së paku tre javë dhe ai do të humb të gjitha ndeshjet e këtij viti.

Rikthimi i tij do të ndodh në janar të vitit 2026, derisa sa Barça shpreson ta ketë gati për Superkupën e Spanjës.

Përveç tij, Barcelona nuk llogarit as në Fermin Lopezin, Gavin, ter Stegenin, De Jongun, si dhe Araujon i cili po kalon një fazë të rëndë emocionale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme