Rey Manaj pësoi një dëmtim “horror” pak ditë më parë gjatë një takimit të Albacetes. Lojtari kundërshtar e goditi padashje në fytyrë me këmbë, duke i shkaktuar humbjen e ndjenjave futbollistit të kombëtares shqiptare.
Për këtë arsye, Manaj, u dërgua me urgjencë në spital në Granda, ku qëndroi vetëm një natë, duke marrë mjekimin e nevojshëm. Tashmë gjendja shëndetësore e futbollistit është përmirësuar, pavarësisht se duhet që në vijim të mbajë një maskë në fytyrë.
Pas këtij dëmtimi, sulmuesi kuqezi, ka folur për mediat spanjolle teksa ka deklaruar se kërkon të rikthehet në fushën e lojës me maskë. “Këtë pasdite unë pres që të kem një maskë gati, sepse nesër dua të stërvitem dhe të bashkohem më skuadrën për ndeshjen kundër Sporting Gijon. Kam marrë shumë mesazhe kurajoje nga tifozët e Albacetes, dëshira ime është që të luaj dhe të ndihmojë ekipin”-është shprehur fillimisht Manaj.
Futbollisti i kombëtares ka bërë sezon të shkëlqyer deri më tani në Spanjë, teksa ka shënuar 5 gola dhe është bërë pikë kyçe për repartin e sulmit. Ndërkohë, për lëndimin, Manaj është shprehur se “Unë kam disa probleme në dhëmbët e mi, që do duan disa ditë të shërohen.
Kam hundën e thyer dhe kam vuajtur marrje mendësh në ditët e fundit. Nuk mbaj mend asgjë pas goditjes, kam parë videon e ndërhyrjes. Është një veprim i rastësishëm, gjëra që ndodhin në futboll. Lojtari i Granadës duhet të jetë i qetë”-ka thënë Manaj ndër të tjera. /telesport/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...