Finalja e mbrëmshme e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet KB Prishtinës dhe KB Trepçës, u ndërpre për shkak të tensioneve në tribuna, ku të pranishëm ishin tifogrupet “Plisat” dhe “Torcidat”.
Këshilltarja komunale e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Prishtinës, Fiknete Bejta, ka publikuar disa foto, teksa ka shkruar se dëmi i shkaktuar nga tifozët është i vlerës së 50 mijë eurove.
“Vizituam, Sallën e Sportit në Pallatin e Rinisë e cila u dëmtua mbrëmë nga huliganët gjatë lojës së finales së Kupës së Kosovës. Përveç dëmeve fizike që kanë pësuar disa policë, janë dëmtuar rëndë tribunat e palestrës së vogël në Pallatin e Rinisë, dyert, xhamat mbrojtës dhe parketi. Kjo sallë është rinovuar rishtas nga NPL”Pallati i Rinisë” dhe dëmi llogaritet të jetë minimumi 50 mijë euro”, ka shkruar Bejta në Facebook./arbresh.info/




“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum