Ousmane Dembele është shpallur fitues i çmimit FIFA The Best për futbollistin më të mirë të vitit, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germainin. Çmimi i është ndarë të martën në ceremoninë e mbajtur në Doha të Katarit.
Sulmuesi francez e ka pranuar çmimin nga Doha, ku PSG do të përballet nesër me Flamengon në finalen e Kupës Ndërkontinentale, duke falenderuar shokët e skuadrës, klubin e familjen. “Dua të falënderoj të gjithë shokët e ekipit. Puna e palodhur gjithmonë shpërblehet”, ka thënë Dembele. Ai e ka cilësuar si fantastik vitin që tashmë po shkon.
Te futbolli i vajzave, çmimi për lojtarën më të mirë të vitit ka shkuar për Aitana Bonmati, e cila e e ka fituar këtë vlerësim për të tretin vit radhazi. Mesfushorja spanjolle, yll i Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës, është vlerësuar për paraqitjet e saj gjatë sezonit.
Ndërkohë, Sarina Wiegman, trajnerja e Anglisë, është shpallur trajnerja më e mirë për vajza për herë të pestë, duke vendosur rekord. Ajo e ka udhëhequr Anglinë drejt fitimit të Kampionatit Evropian të Femrave 2025.
Te djemtë, çmimi për trajnerin më të mirë i është dhënë Luis Enrique.
Çmimi FIFA Puskas për golin më të bukur të vitit është fituar nga argjentinasi Santiago Montiel, për goditjen spektakolare të realizuar në kampionatin argjentinas.
Në ceremoninë “FIFA The Best” janë shpallur edhe formacionet më të mira të vitit (World XI), si dhe portierët më të mirë: Gianluigi Donnarumma te meshkujt dhe Hannah Hampton te femrat.
Ceremonia “FIFA The Best” konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme vjetore në futbollin botëror, ku vlerësohen lojtarët, trajnerët dhe golat më të mirë të sezonit.
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...