Ousmane Dembele ende nuk e ka pranuar ofertën e Barcelonës për vazhdimin e kontratës – bën të ditur RMC Sport.
Blaugranët duan që francezi ta vazhdojë qëndrimin në Camp Nou edhe pas vitit 2022 duke ia rinovuar kontratën.
Mirëpo, bisedimet për zgjatjen e kontratës kanë ngecur dhe klubi mund të detyrohet që ta shesë, pasi që ai nuk është pajtuar me ofertën e katalunasve.
Dembele ka luajtur në 41 ndeshje të Barcelonës këtë sezon në të gjitha garat duke shënuar dhjetë gola.
Në anën tjetër, Juventusi, Manchester Unitedi dhe Chelsea janë ndër klubet e interesuara për shërbimet e tij.
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presid...
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin