Kosova mori një fitore të madhe ndaj Islandës me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kombeve.
Për herë të parë tek Kosova u ftua edhe Vesel Demaku i cili edhe debutoi sonte me fanellën dardane, shkruan Arbresh.info.
Ai pas ndeshjes u shpreh i lumtur me debutimin.
“E ndi veten krenar, është gjë e mirë kur luan për shtetin tënd. Ftesën e kam pritur, më ka ftuar Foda, s’e kam pritur që debutojë kaq shpejtë” , tha ai.
Pas tre ditësh Kosova luan ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në Murcia të Spanjës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...