Mbrojtësi kosovar i CSKA-së, Lumbardh Dellova, ka refuzuar të marrë pjesë në stërvitje të skuadrës për shkak të negociatave të avancuara për një transferim të mundshëm.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat edhe menaxheri i tij, Rezard Kashtandxheva, përcjell Arbresh.info.
“Së fundmi po diskutojmë të ardhmen e Lumbardhit me disa klube. Derisa të përfundojnë bisedimet, ai nuk do të rikthehet te CSKA dhe nuk do të marrë pjesë as në ndeshje, as në stërvitje”.
”Nuk bëhet fjalë vetëm për Al Nadjman, por edhe për dy kandidatë të tjerë seriozë. Po negociojmë rreth kushteve të klauzolës së largimit dhe deri në finalizim, Dellova do të mbetet jashtë skuadrës ‘kuqe’,” ka deklaruar Kashtandxheva.
26-vjeçari, pjesë e Kombëtares së Kosovës, ka marrë një ofertë tërheqëse nga klubi saudit Al Nadjma, i cili është i gatshëm t’i ofrojë një pagë mujore prej 70 mijë eurosh.
Dellova ka qenë titullar në katër ndeshjet e para të kampionatit të ri, duke mos humbur asnjë minutë. Që nga ardhja e tij sezonin e kaluar, ai u bë një nga pikat më të forta të skuadrës, duke regjistruar 31 paraqitje në kampionat dhe pesë të tjera në Kupën e Bullgarisë.
Goditje për Real Madridin: Thibaut Courtois drejt mungesës n...
Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në k...
Izraeli ka goditur mbi 200 objektiva në Iran në 24 orët e fu...
Liverpool synon rikthimin ndaj Galatasaray, publikohen forma...
Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastr...
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...