Shqipëria do të sfidojë Çekinë në ‘Fortuna Arena’ të Pragës mbrëmjen e 7 shtatorit me synimin për t’iu afruar edhe më shumë objektivit për një vend në Euro 2024, teksa rëndësinë e takimit e ka të qartë edhe UEFA.
Qeveria europiane e futbollit ia ka besuar arbitrimin e ndeshjes anglezit Anthony Tailor, i cili konsiderohet edhe si gjyqtari më i zotë në Premier League.
Së fundi Tailor ka arbitruar finalen e Europa Leagues mes Romës dhe Sevillas, ku u kritikua jo pak nga Joe Mourinho dhe mediat italiane, për disa vendime të dyshimta.
Edhe në Angli ka disa tifozeri që janë polemike ndaj Tailor, që gjithsesi mbetet një emër i respektuar i arbitrimit dhe do të duhet të vendosë drejtësi në transfertën e kuqezinjve ndaj Çekisë. Ndihmës të tij do jenë anglezët Gary Besuick, Lee Bets dhe Craig Pauson.
Republika Çeke-Shqipëri do të zhvillohet në orën 20:45 të 7 shtatorit. /ss
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...