Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së tetë që janë në program për t’u zhvilluar.
Tanimë Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar me short edhe gjyqtarët për pesë ndeshjet që zhvillohen në xhiron e tetë.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Ferizaj, ku Ferizaj përballet me Dukagjinin e Klinës të premten me fillim nga ora 15:00 dhe drejtohet nga Mentor Ajeti.
Derbi mes Dritës dhe Gjilanit do të drejtohet nga një gjyqtar vendas si Mervan Bejtullahu, i cili do të asistohet nga ndihmësit Besnik Morina dhe Hekuran Osmani.
Në sfidën Prishtina – Feronikeli ’74, drejtësinë do ta ndajë Ilir Mehmeti.
Ndërkohë në derbin tjetër mes Llapit dhe Ballkanit, gjyqtar kryesor është Valon Bajgora, derisa Genc Nuza gjykon në duelin Suhareka – Malisheva.
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...