Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për xhiron e tretë në Albi Mall Superligë.
Edhe në këtë xhiro zhvillohen vetëm tre ndeshje, pasi Drita ka shtyrë duelin me Suharekën, njësoj siç ka bërë në dy xhirot e kaluara me Malishevën dhe Prishtinën për shkak të angazhimeve në Evropë.
Në xhiron e tretë do të zhvillohen katër duele, dy të shtunën dhe dy të tjera të dielën me fillim nga ora 16:00.
Ferizaj takohet me Prishtinën në stadiumin me bari artificial, derisa ky takim drejtohet nga Lirim Jashari si kryesor me ndihmësit Fatlum Berisha e Faton Jakupi.
Po të shtunën zhvillohet edhe duel mes Llapit dhe Malishevës, ku drejtësinë do ta ndajë Isak Ceroviku me ndihmësit Hekuran Osmani e Drilon Rexhepi.
Genc Nuza do të drejtoj duelin mes Ballkanit dhe Feronikelit’74 të dielën me ndihmësit Arbnor Bualltovci dhe Fatlum Jashari.
Ndërkohë të dielën zhvillohet edhe sfida mes Dukagjinit dhe Gjilanit, me Ilir Mehmetin që do të jetë gjyqtar kryesor me ndihmësit Granit Hyseni dhe Meriton Berisha.
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...