Delegacioni i Kosovës arrin në Budapest

21:06 | 2 Maj 2016
M. A.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri bashkë me Komitetin Ekzekutiv dhe një numër gazetarësh, tashmë ndodhen në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri bashkë me Komitetin Ekzekutiv dhe një numër gazetarësh, tashmë ndodhen në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, ku nesër do të mbahet Kongresi i UEFA-së.

Në këtë Kongres, i 40-ti më radhës i shtëpisë më të madhe të futbollit evropiane, në rend ditë është edhe kërkesa e Kosovës për pranim në UEFA, transmeton KosovaPress.

Në ekspeditën e Kosovës ekziston një optimizëm i madh se Kosova do të bëhet pjesë e këtij institucioni të madh sportive.

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi më të arritur në Budapest iu është drejtuar gazetarëve, i cili është shprehur optimist se nesh Kosova do të bëhet pjesë e UEFA-së.

Sipas tij, fillimisht nesër pritet në Kongresin e Budapestit të bëhen ndryshime në statutin e UEFA-së lidhur me nenin famoz që e ka penguar pranimin e Kosovës, e më pas do të votohet për kërkesën e Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) për pranim në UEFA.

“Për ndryshimin e statutit duhen dy e treta, ndërsa për ne jo, do të thotë se neve na duhen 28 vota. Tani nu k e dimë shpresat i kemi se do të kemi më shumë së 28 vota, por do të shohim nesër është në dorën e tyre. Në dorën tonë ka qenë deri këtu që ta bime në agjendë dhe ta fusim në rend ditë, këtë e kemi arrit dhe kjo është një arritje për ne, kemi punuar në futboll, por tani është dorën e delegatëve, kryetarëve të federatave”, ka thënë Ademi.

Ai është i bindur se Kosova nesër zyrtarisht do të thyen izolimin 25 vjeçare do të do bëhet pjesë e UEFA-së.

Në Budapest ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa bashkë me ministrin e sportit, Kujtim Shala.

Shpërndaje në rrjete sociale