Dele Alli nuk është i befasuar nga fitorja me lehtësi e Tottenhamit ndaj Real Madridit mbrëmjen e sotme në Ligë të Kampionëve.
Mesfushori i “Spursëve” shënoi dy herë në fitoren 3 me 1, transmeton portali arbresh.info. Christian Eriksen shënoi golin e tretë para se Cristiano Ronaldo të realizonte për të ngushtuar disavantazhin e mysafirëve.
“Ishte një paraqitje fantastike nga ne. Ne e dinim nëse duhet të qëndrojmë në planin e ndeshjes tonë dhe ishim solid, më pas shfrytëzuam shanset tona”, tha ai.
“Ne ishim të lumtur me rezultatin. Unë nuk isha i befasuar [që dominuam]. Ne nuk mund të besonim se sa hapësirë kishin në Bernabeu”
“Ne nuk dëshirojmë vetëm të garojmë me këto skuadra, ne dëshirojmë t’i mposhtim ato. Jam i lumtur që shënova dy gola, por më e rëndësishme ishte fitorja”
Ndeshja e ardhshme e Tottenhamit në Ligë të Kampionëve është kundër Borussia Dortmundit në Gjermani./arbresh.info/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë