Dy golat në fitoren historike ndaj Real Madridit nuk ishin të mjaftueshme për Dele Allin, i cili ka thënë pas ndeshjes se është i zhgënjyer që nuk shënoi më shumë.
Dele realizoi dy herë në fitoren 3 me 1 të “Spursve” ndaj Real Madridit në Wembley që i siguroi atyre kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionve, shkruan portali arbresh.info.
“Të them të drejtën, jam i zhgënjyer që nuk realizova hat-trick. Kisha një shans të lehtë për të shënuar pas topit të mrekullueshëm nga Kieran”, ka thënë Dele Alli pas ndeshjes.
“Më e rëndësishmja është fitorja e skuadrës”
Ndeshja e ardhshme e Tottenhamit në Ligë të Kampionëve është kundër Borussia Dortmundit në Gjermani./arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...