Quique Setien vlerësoi qëndrueshmërinë e Barcelonës në fitoren 3-2 të së dielës ndaj Real Betis, por tha se ka ende hapësirë për përmirësime nga kampionët e La Liga.
Barca ishte dy herë në disavantazh por arriti që në fund të dilte me tre pikë të plota nga ‘Benito Villamarin’.
“Me të vërtetë më pëlqeu shumë ekipi”, tha për ekipin e tij trajneri Setien, të cilët janë tre pikë pas liderëve Real Madrid, përcjell lajmi.net.
“Ka gjëra që mund të kishim bërë më mirë, por unë jam i lumtur. Ishim dy herë në disavantazh dhe u kthyem”.
“Ekipi është duke u përmirësuar në shumë gjëra dhe unë jam shumë i lumtur me performancën, rezultatin dhe gjithçka. Neve ende na mungojnë disa gjëra”.
“Duhet të shijosh fitoren sepse Betis është një ekip i shkëlqyeshëm, që po luante në shtëpi”.
Cakolli: Çka po pret Prokuroria që s’po nis hetimet për mani...
Rusia vazhdon me sulme kundër infrastrukturës energjetike të...
Rama: Domosdoshmëri, rritja e kapaciteteve në funksion të ne...
Shala: Rënia e njësisë B2 në KEK po rrezikon sigurinë energj...
Përfundon restaurimi i Xhamisë së Meshinës
Perez e do te Reali, vjen përgjigja nga Jose Mourinho