Bashkëlojtarët e Cristiano Ronaldos te Real Madridi kishin mbetur të tronditur pas deklaratës së sulmuesit të shtunën që lë të kuptohet se do të largohet nga klubi.
Ronaldo ngjalli dyshime rreth të ardhmes së tij me komentet që bëri pas fitores ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën e vikendit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Analisti në ‘Okdiario’, Eduardo Inda, i cili ishte duke folur për ‘El Chiringuito’, ka thënë se deklaratat nga sulmuesi portugez kanë zemëruar bashkëlojtarët e tij kryesor.
“Kapitenët e qortuan atë në formë të sjellshme, por i tërhoqën vërejtjen në dhomën e zhveshjes”, ka thënë Inda. “Ata të zemëruar i thanë: ‘Real Madridi është mbi çdo lojtarë. Këto gjëra janë folur në zhveshtore, jo në publik apo pasi fituan një Ligë të Kampionëve'”
“Zemërimi vazhdon dhe është dukshëm i madh”
“Mbrëmjen e së shtunës është folur më shumë rreth deklaratave të Cristiano Ronaldos sesa rreth veprave të Real Madridit, që janë të barabarta me Di Stefanon e Madridit”
Derisa e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë, raportet se do të largohet janë rritur gjithashtu pas prezantimit të fanellave nga klub./arbresh.info/
Lexo edhe:
https://www.facebook.com/arbresh.sport/posts/373940706460570
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu