Ekipi i vetëm shqiptar që militon në elitën e futbollit në Mal të Zi, Deçiqi nga Tuzi, ka shënuar fitore si mysafire e Sutjeskës me rezultat 1:2, teksa me këtë fitore ekipi shqiptar ngjitet në vendin e dytë në ligë,njofton Insajderi.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të pa prekura, teksa pjesa e dytë prodhoi tre gola dhe dy karton të kuq.
Fillimisht kaluan në epërsi nikoqirët me golin e shënuar nga Markovic në minutën e 59-të, ndërsa pastaj ndeshjen në dorë morën mysafirët nga Tuzi.
Fillimisht Kristijan Vulaj barazoi rezultatin në minutën e 61-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë, ndërsa golin e fitores për Deçiqin e shënoi Adroviç në minutën e 68-të të ndeshjes.
Deri në fund të takim u dhanë edhe dy karton të kuq, kur Lulgjuraj u ndëshkua për miqtë dhe Giljen për nikoqirët, në minutën e 70-të.
Me këto tre pikë, Deçiqi ngjitet në vendin e dytë në ligë me 53 pikë, dy më shumë se Sutjeska e vendit të tretë, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të kampionatit.
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...