Bayern Munich po mendon për trajnerin e ri.
Në listë opsion primar është Xabi Alonso, mirëpo nëse bavarezët nuk arrijnë marrëveshje me spanjollin atëherë sytë i kanë nga Anglia, shkruan Arbresh.info.
Roberto De Zerbi është opsioni sekondar, sipas gazetarit Florian Plettenberg.
De Zerbi, 44 vjeç, aktualisht është i lidhur me Brighton, por e ardhmja e tij në klubin anglez mund të jetë në dyshim për shkak të një klauzole lirimi prej 20 milionë funte në kontratën e tij.
Kandidat serioz për pankinën e Bayernit shfaqet edhe Hansi Flick, duke treguar se klubi bavarez po shqyrton opsione të ndryshme për të gjetur trajnerin e duhur për të drejtuar skuadrën në fazën tjetër.
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike