Një skenar interesant ka ndodhur gjatë duelit mes Italisë dhe Suedisë e vlefshme për kualifikim në Botërorin, Rusia 2018.
Italia nuk arriti kualifikimin për shkak të një barazimi pa gola në San Siro.
Përkundër sulmeve, i shumë kritikuari përzgjedhësi, Giampiero Ventura, la në stol nga fillimi i takimit yllin e Napolit, Lorenzo Insigne.
Dhe, kur De Rossit ju kërkua nga trajneri që të nxehej, ai refuzoi ta bënte këtë.
Sipas tij ekipi kishte nevojë të fitonte dhe jo të barazonte, e bëri me gisht në drejtim të Insignes duke kërkuar inkuadrimin e tij.
“Pse duhet të hy unë në lojë? Ne nuk kemi nevojë për barazim, por për fitore”, tha De Rossi në drejtim të trajnerit duke bërë me gisht në drejtim të Insignes.
Ndryshe, në lojë nuk u inkuadrua Insigne, por El Shaarawy, Bernardeschi dhe Belotti, të cilët dështuan të bëjnë diferencën.
Italia mbetet për herë të parë pas vitit 1958 jashtë një kampionati botëror.
https://twitter.com/ValerioCurcio/status/930198683689390080?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fde-rossi-u-tregua-madh-gjate-ndeshjes-refuzoi-te-nxehej-trajnerit-tha-te-fuse-insignen-video%2F
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Publikohet fotografia e Epstein me Princin e Arabisë Saudite
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...