Roma luan të enjten biletën për në çerekfinalen e Europa League teksa verdhkuqtë udhëtojnë drejt Anglisë për t’u përballur me Brighton. Skuadra e Daniele De Rossit është favoritja e madhe për të kaluar më tej sidomos pas fitores së thellë 4-0 në Olimpico.
Megjithatë, transferta në Angli ka sjellë edhe “dhimbjet” e para të kokës për italianët duke qenë se Romelu Lukalu ka mbetur në Romë dhe nuk është së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Belgu ka një lodhje muskulore dhe duke parë edhe rezultatin, është menduar që të mos rrezikohet. Vendin e tij në fushë pritet ta “trashëgojë” Azmoun që do të luajë në partneritet me Dybalën.
Në fakt, ishte menduar që argjentinasi të pushonte në këtë ndeshje, por mungesa e Lukakut mund të ndryshojë planet e De Rossit që pavarësisht avantazhit me katër gola, nuk e ka luksin ta nisë sfidën pa belgun dhe Dybalën./SS
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë