Matthijs de Ligt ka zgjedhur skuadrën ku dëshiron të luajë në sezonin e ri.
Mbrojtësi 19 vjeçar i Ajax, dëshiron të luajë në Spanjë, te Barcelona.
‘Mundo Deportivo’ shkruan se De Ligt dëshiron të luajë me Lionel Messin dhe Frankie de Jong sezonin e ardhshëm te Barcelona.
Punët në realizimin e kësaj dëshire De Ligtit mund t’ia prish agjenti i tij, Mino Raiola.
Raiola po shtyn lojtarin drejt skuadrave tjera të Evropës, si Bayern Munich, Juventus dhe Manchester United.
De Ligt këtë sezon me Ajaxin ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke u bërë edhe kapiteni më i ri që luan në këtë fazë.
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...