Mesfushori i Holandës, Frenkie de Jong, ka folur me superlativa për Lionel Messin, duke e cilësuar argjentinasin si “futbollistin perfekt”.
Ylli i Barcelonës ka treguar se e ka ndjekur Messin që në fëmijëri dhe se për të ka qenë diçka e jashtëzakonshme të ndajë fushën me të në “Camp Nou”.
“Për mua, Messi është thjesht futbollisti perfekt. Ai është sigurisht një lojtar krejt ndryshe nga unë, por gjithmonë e kam shikuar më shumë se çdo lojtar tjetër. Kam parë shumë ndeshje të Barcelonës gjatë kohës së Pep Guardiolës. Mendoj se ai ishte futbolli që më ka pëlqyer më shumë se çdo tjetër. Kishte disa lojtarë nga ajo kohë që i kam ndjekur dhe i kam pasur idhuj si tifoz, dhe më pas kam pasur mundësinë të luaj me ta. Për mua kjo është diçka shumë speciale”, deklaroi De Jong.
Mesfushori holandez shtoi se futbolli mbetet pasioni i tij më i madh, pavarësisht nivelit profesional.
“Është ende hobi im, edhe pse është puna ime. Më pëlqen shumë të luaj futboll dhe mund të përfshihem plotësisht në të, duke ndier shumë kënaqësi. Sigurisht, në nivelin profesional ka shumë më shumë në lojë sesa kur luan me shokët në lagje, por ndjenja kur fillon të luash është pothuajse e njëjtë”, u shpreh ai.
Duke folur për objektivat me kombëtaren, De Jong theksoi ëndrrën për të fituar Kupën e Botës.
“Unë mendoj se të gjithë ëndërrojnë për këtë, edhe unë. E kam imagjinuar disa herë këtë ëndërr para meje, finalet me kombëtaren dhe sidomos Botërorët janë gjëja më e madhe për një futbollist. Qëllimi është thjesht t’i fitosh dhe për këtë merr pjesë. Mendoj se kemi një ekip që duhet ta ketë këtë si objektiv”, deklaroi mesfushori holandez.
Holanda tashmë po përgatitet për ndeshjen ndaj Tunizisë, ku synon vendin e parë në Grupin F dhe vazhdimin e rrugës në turne. Ndërkohë, Argjentina e Messit pas fitores ndaj Austrisë ka siguruar kualifikimin tutje, kurse takimin e radhës e zhvillon ndaj Jordanisë në Grupin J./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...