Barcelona dhe Xavi mund të marrin frymë lirisht, Frenkie de Jong është rikuperuar për ndeshjen kundër PSG-së të vlefshme për ndeshjen e parë të Champions League.
Siç raporton “Sport.es”, holandezi ka marrë pjesë në seancën e mëngjesit të sotëm së bashku me pjesën tjetër lojtarëve, por klubi ka preferuar të mos e komunikojë ecurinë e riaftësimit të tij.
Mesfushori tani mund të konsiderohet 99% i rikuperuar nga ndrydhja e kyçit të këmbës dhe është e qartë se ish-mesfushori i Ajaxit do të jetë në “Parc des Princes”. Kurioz fakti që “Blaugranat” preferuan të shmangin buletinin mjekësor për De Jong, ndoshta për të mos u dhënë avantazhe kundërshtarëve të tyre./Ss
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...