Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea do të nënshkruajë një marrëveshje të re me gjigantët anglezë.
Spanjolli, i cili ka qenë në United për më shumë se një dekadë, do të bjerë dakord për kushte të reja në javët e ardhshme.
Sipas mediumit ESPN dhe burimeve të tjera, De Gea do të duhet të pranojë një zbritje të konsiderueshme page për të rënë dakord me kontratën e re.
Marrëveshja e tij aktuale përfundon në fund të sezonit, e cila i jep atij 375 mijë funtesh apo 425 mijë euro në javë.
Unitedi do ta mbajë pagën e tij në një nivel shumë më modest, ndërsa do të përfshijë edhe më shumë klauzola të lidhura me performancën, shkruan telegrafi.
Një marrëveshje e tillë do të siguronte që De Gea të qëndrojë në United për pjesën e mbetur të karrierës së tij.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...