Portieri spanjoll, David De Gea është i gatshëm të nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin, por ka një kusht për ta bërë këtë.
Ylli spanjoll dëshiron të shoh fillimisht planet e klubit për të vendosur qëndrimin në Old Trafford.
Mediat britanike raportojnë se portieri spanjoll ka një kusht për të vendosur nënshkrimin e kontratës së re me Unitedin.
Sipas mediumit The Mirror, De Gea është i gatshëm të nënshkruaj rinovimin edhe për shumë vite, por problemi qëndron te Jose Mourinho.
De Gea thuhet se një herë dëshiron të sqarohet e ardhmja e trajnerit portugez dhe pastaj të vendos për rinovimin.
Klubi anglez ka vendosur të shfrytëzoj opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër, por De Gea do të donte të qëndronte edhe më gjatë.
Portieri 27-vjeçar disa herë ka shprehur lumturinë e tij te Unitedi, por dëshiron që klubi të ketë plane për t’iu kthyer trofeve për të qëndruar në Angli.
Ndryshe, De Gea pëlqehet shumë në Serie A nga Juventusi dhe në Ligue 1 nga Paris-Saint Germain.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...