David De Gea është duke kërkuar nga Manchester United që t’i dëgjojë ofertat nga Real Madridi.
Sipas një raporti nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’, Real Madridi do të përpiqet sërish për të siguruar transferimin e tij pasi presidenti i klubit Florentino Perez dëshiron të nënshkruaj me reprezentuesin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, De Gea thuhet se i ka thënë agjentit të tij Jorge Mendez të përgatisë një marrëveshje.
Nëse Real Madridi nënshkruan me De Gean, Perez do të shkarkojë portierin kryesor Keylor Navas, i cili është duke u kërkuar për transferim nga Paris Saint Germain.
Situata e fundit sigurisht do të përkeqësojë edhe më shumë raportet ndërmjet Manchester United dhe Real Madridit, të cilët janë aktualisht duke u stërvitur në të njëjtin vend në Los Angeles.
“Djajtë e Kuq” kanë bërë të qartë që spanjolli nuk është në shitje./arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...