Portieri i Manchester United, David de Gea ka shpjeguar efektin që ka pasur transferimi i Bruno Fernandes gjatë afatit të janarit.
Që nga transferimi i portugezit, “Djajtë e Kuq” kanë qenë në formë të mrekullueshme duke mos pësuar humbje në 11 ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Këtë e ka vërejtur edhe De Gea i cili ka thënë se skuadra është përmirësuar dhe janë në top formë.

“Mendoj se e tërë skuadra është përmirësuar. Jemi në momente të shkëlqyeshme. Mendoj se jemi në top formë”.
“Nuk pësuam shumë gola dhe sigurisht, Bruno ka sjell shumë kualitet. Është lojtar i mençur, mesfushor i nivelit të lartë”.
“Skuadra është përmirësuar me të dhe ishte keq që gjithçka ndalojë sepse ishim në formë të mirë. Fatmirësisht disa lojtarë do rikthehen nga lëndimet dhe kur të fillojë përsëri do të jetë sfidë për të gjithë”, theksoi ai.
Manchester United momentalisht renditët në pozitën e pestë në tabelë me 45 pikë, tri me pak se Chelsea, që është në vendin e katër./arbresh.info.
Lëkundje tërmeti në Itali, epiqendra pranë Sicilisë
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...
Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar
Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëv...
Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua muajin e kaluar në a...
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë për kalim ilegal të kufi...