Kevin De Bruyne është i fokusuar vetëm tek Manchester City i tij.
Mesfushori belg ka thënë se nuk i intereson se çfarë bënë Liverpooli, pasi nuk i shikon ndeshjet e tyre.
The Reds janë në pozitën e parë në tabelë në Ligën Premier me 37 pikë, nëntë më shumë se kampioni në fuqi Manchester City.

“Liverpooli nuk humb asnjë ndeshje? Nuk më intereson se çfarë bëjnë ata, nuk i shikoj ndeshjet e rivalëve”.
“Ne duhet të marrim sa më shumë pikë për vete dhe ky është qëllimi ynë, çfarë bënë Liverpool, Leicester e Chelsea nuk është që më intereson”, tha De Bruyne.
Kampioni në fuqi i Anglisë ka mbetur mbrapa këtë edicion në garën për titull pas startit perfekt të Liverpoolit.
Skuadra e Pep Guardiolës pas 13 ndeshjeve të zhvilluara ka nëntë fitore, një barazim dhe tri disfata. /Telegrafi/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1