Gianni de Biasi pritet të konfirmohet si pasardhës i Luis Zubeldias, i cili është shkarkuar nga klubi në La Liga të dielën.
Deportivo Alaves është afër emërimit të Gianni de Biasit si trajner në vend të Luis Zubeldias, i cili u shkarkua vikendin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Zubeldia u shkarkua gjatë fundjavës për shkak të fillimit të dobët të sezonit në kampionatin spanjoll.
Alaves mësohet se ka arritur marrëveshje me De Biasin, i cili u largua nga detyra e tij me skuadrën kombëtare të Shqipërisë në qershor pas gjashtë viteve në atë pozitë.

Gjatë kohës si trajner i Kombëtares Shqiptare, italiani dërgoi “kuqezinjtë” në kualifikimet e Kampionatin Evropian 2016, e cila ishte paraqitje e parë në një turne madhështor.
61-vjeçari, i cili ka udhëhequr klubet si Modena, Brescia dhe Torino, ka drejtuar në të kaluarën edhe Spanjën./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1