Ganni de Biasi gjatë intervistës “Tutti Convacati” nuk ka kursyer kritikat për UEFA-n e cila sipas tij gaboi në administrimin e ndeshjes mes Dortmundit dhe Monakos.
Trajneri i kombëtares shqiptare theksoi se lojtarët e Dortmudnit nuk ishin në gjendje për të luajtur.
‘Ishte ndeshje false. Lojtarët e Dortmundit nuk ishin në gjendje të luanin. Kam parë gabime të tmerrshme nga lojtarë të mirë.
Nuk kishin qetësinë për të luajtur pak orë pas atij episodi që të ndikon për jetën, mendon se mund të mos kthehesh më në shtëpi. Pavarësisht kësaj, u desh të luanin me pasojat që u panë në fushë edhe pse nuk mund të tregonin diçka aty.
Janë skllevër të kohës dhe kalendarëve. UEFA mund të zhvendoste disa ditë ndeshjen por kjo është ndeshje false. Sidomos për Borusian që është në një nivel tjetër por që një natë më parë ishte një fantazmë”, u shpreh ai.
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...