Për Shkëlzen Gashin, as falja nuk mjafton. Për italianin s’është aspak i domosdoshëm
Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka vendosur për t’i dhënë edhe një shans të fundit Taulant Xhakës që të kthehet në kombëtare.
Burime të sigurta pranë të gazetës shqiptare “Sport Ekspres” bëjnë me dije se italiani do ta mirëpriste mesfushorin e Baselit nëse ai do të kërkonte ndjesë publike, përpara skuadrës, trajnerit dhe tifozëve.
Nëse nuk e bën këtë gjë, atëherë e ka mbyllur me kombëtaren, për sa kohë italiani të jetë në stol.
Dalja publike e tij duke fyer trajnerin ka qenë ajo që i ka vendosur “drynin” grumbullimit të tij.
Në krahun tjetër, Shkëlzen Gashi nuk do të vijë më në kombëtare. Grindja e De Biasit me të pas ndeshjes me Maqedoninë ka bërë që lojtari të largohet në Amerikë, teksa s’do të vijë më.
Ndryshe nga Ergys Kaçe, që kurrë s’ka folur kundër trajnerit dhe që do të thërritet pas një kohe të gjatë, sipas asaj që zbuloi kohë më parë “Sport Ekspres”. Edhe Lenjani do të jetë, por do të shihet gjendja e tij fizike.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...