Bayern Munich ka kontaktuar mbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, për të shqyrtuar një transferim të mundshëm verën e ardhshme, në rast se Dayot Upamecano nuk pranon të rinovojë kontratën, raporton gazeta gjermane “Bild”.
Bisedimet midis përfaqësuesve të Upamecanos dhe klubit bavarez janë duke vazhduar, por pa asnjë marrëveshje deri tani.
27-vjeçari kërkon një shpërblim të lartë për firmën e tij, çka ka detyruar Bayernin të rishikojë ofertën. Megjithatë, gjigantët gjermanë nuk duan ta humbasin mbrojtësin francez dhe po punojnë për ta bindur që të qëndrojë afatgjatë.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po përgatiten për çdo skenar, duke e parë Ibrahima Konaten si pasuesin e mundshëm të Upamecanos. Situata e Konates te Liverpool është pothuajse e ngjashme, pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe negociatat për rinovim janë ndalur.
26-vjeçari ka përvojë në Bundesliga, pasi ka luajtur më parë për Leipzig, dhe mund të përshtatet shpejt te Bayern në rast se transferimi realizohet. Megjithatë, Real Madrid është gjithashtu në garë për nënshkrimin e tij.
Ndërkohë, në rast që Konate vendos të largohet, edhe Liverpooli pritet t’i bashkohet garës për Upamecanon./Telegrafi/
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...
I jepet lamtumira e fundit nënës së dëshmorëve, Tahir e Agim...
AUV heq kufizimet e importit nga Maqedonia e Veriut pas elim...
FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për vi...
Një përqafim që vlen më shumë se një mijë fjalë – Vini...