Në fundjavë u zhvillua xhiroja e shtatë në Prince Caffe Superligë, apo e fundit e ciklit të parë.
Peja ka vazhduar me fitore, kësaj radhe ndaj Bashkimit. Sërish më i dalluari ishte Justin Davis me dyshifror të dyfishtë, me 28 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, duke pasur indeksin 38 apo më të lartin e kësaj xhiro, përcjell Arbresh.info.
Proton Cable Prizreni regjistroi fitoren e dytë në këtë edicion, duke mundur Istogun, ndërsa më i dalluari ishte qendra Urim Zenelaj me 22 pikë e 15 kërcime, duke hyrë në Top 5 të javës.
Fitore shumë të rëndësishme shënoi Golden Eagle Ylli ndaj Trepçës, ku hero për therandasit ishte Henrik Sirko. Ai ishte vendimtar sidomos në vazhdime, duke ndihmuar therandasit të triumfojnë në Mitrovicë.
Vëllaznimi regjistroi fitoren e tretë radhazi, kësaj radhe me rikthim kundër Sigal Prishtinës, ku kuqezinjtë ishin të pandalshëm, sidomos në dhjetë minutat e fundit. Më të merituarit për këtë fitore ishin Jalen Ray me 22 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Samuel Sessoms me 20 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.
Teksa top 5 përbëhet nga: Justin Davis (Peja) 28 pikë, 11 kërcime, 6 asistime, 38 indeksi, Urim Zenelaj (Proton Cable Prizreni) 22 pikë, 15 kërcime, asistime, 30 indeksi, Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 8 kërcime, 1 asistim, 28 indeksi, Jalen Ray (Vëllaznimi) 22 pikë, 5 kërcime, 5 asistime, 25 indeksi, Samuel Sessoms (Vëllaznimi) 20 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 18 indeksi. /Arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...