Anësori i Ajaxit, David Neres kryeson në listën e shënjestrave të Atleticos për transferim këtë verë.
22-vjeçari do të përfaqësojë Brazilin këtë verë në Kupë të Amerikës, por thuhet të jetë prioritet i Diego Simeones, i cili dëshiron të përforcojë skuadrën e tij, transmeton portali arbresh.info.
Atletico thuhet të jetë në dijeni që çmimi i anësorit do të jetë i lartë duke marrë parasysh sezonin e fuqishëm të Ajaxit në Ligë të Kampionëve dhe suksesin në nivelin ndërkombëtar.
Thuhet se janë një numër i madh klubesh në garën për ish anësorin e Sao Paulos, i cili iu bashkua klubit me bazë në Amsterdam në vitin 2016.
Një numër i madh lojtarësh janë duke u larguar nga Atletico këtë verë ndërkohë që largimi i Lucas Hernandez, Diego Godin, Antoine Griezmann dhe Juanfran Torres është konfirmuar./arbresh.info/
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...