David Luiz ka zbuluar se është larguar nga Chelsea për të fituar trofe në Arsenal.
Mbrojtësi brazilian bëri një lëvizje befasuese duke kaluar për 8 milionë te rivali londinez, transmeton portali arbresh.info.
Luiz, i cili ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, ka thënë se është larguar nga klubi në Stamford Bridge për të siguruar trofe së bashku me “Topçinjtë”.
“Gjatë gjithë jetës time, unë gjithmonë kam nisur sezonin me qëllimin për të fituar gjëra”, ka thënë lojtari për faqen zyrtare.
“Nuk do të jetë as këtu ndryshe, kam ardhur me këtë mentalitet sepse kjo është ajo që më bëri të transferohem këtu”
Luiz u largua për herë të dytë nga klubi në perëndim të Londrës derisa Frank Lampard po përgatitej për sezonin e tij të parë si trajner./arbresh.info/
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...