Mbrojtësi italian, Matteo Darmian ka treguar edhe njëherë se sa shumë e dashuron skuadrën e tij.
Darmian nuk ka gëzuar minutat maksimale me skuadrën, por pret që situata e tij të ndryshojë nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer.
Ai ka thënë se do të ishte i lumtur që të merrte çfarëdo roli vetëm në mënyrë që të ndihmonte skuadrën e tij.
“Mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes. Sigurisht, luaj në krah të majtë apo të djathtë, nuk ka rëndësi për mua” ka thënë Darmian për faqen zyrtare, transmeton lajmi.net.
“Mundohem që çdo herë të bëjë më të mirën dhe mundohem të ndihmoj skuadrën për fitoren” ka thënë tutje italiani.
“Nuk ka rëndësi kush luan nga fillimi, por të gjithë duhet të jenë të gatshëm, sidomos në Premierligë, sepse kemi shumë ndeshje dhe duhet të jemi të gatshëm” ka thënë ndër të tjerash reprezentuesi i Italisë.
Solskjaer në xhiron e ardhshme do ta ketë testin e vërtetë, kur skuadra e tij udhëton për në “Wembley”, për ndeshjen kundër Tottenham.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...