Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Zvicrën.
Dardanët dhe zviceranët do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kosova në duel me Zvicrën, vjen pas fitores historike kundër Sllovenisë (2-0), duke siguruar ‘play-off-in’ e Botërorit të ardhshëm, derisa zviceranët pothuajse tashmë kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Sipas FFK-së, kombëtarja jonë stërvitjen do ta mbajë në ‘Fadil Vokrri’, derisa konferenca për media e kombëtares sonë, do të mbahet në orën 12:45.
Ndërkaq, konferenca e Zvicrës mbahet në orën 15:45, kurse, zviceranët stërvitjen e mbajnë në orën 17:00.
Të gjitha aktivitetet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...