Sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Kosova do të përballet me Suedinë në kuadër të Grupit B kualifikues për Botërorin 2026.
“Dardanët” e nisën ciklin eliminator me humbje të rëndë në Bazel, ku u mposhtën nga Zvicra me rezultat 4:0.
Megjithatë, trajneri i Kombëtares, Franco Foda, në konferencën për media një ditë para ndeshjes u shpreh se ekipi do të ketë një paraqitje tjetër kundër suedezëve, raporton Klankosova.tv
“Është e qartë se Suedia është favorite. Por ne duhet të bëjmë një paraqitje tjetër, jo sikur ndaj Zvicrës. Do bëjmë çmos për të fituar këtë ndeshje”, deklaroi Foda.
Ndërkohë, mungesa më e madhe për përballjen e sotme mbetet ajo e kapitenit Amir Rrahmani, i cili nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një lëndimi
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...