Tifozët e Kosovës, Dardanët, kanë dalë me një apel për krejt tifozët që kanë shkuar në Sllovaki për ta përkrahur Kombëtaren në ndeshjen jetike sonte.
Dardanët e kanë dhënë edhe udhëzuesin se nga do të kalojnë ata drejt stadiumit.
“Në radhë të parë, të dashur shqiptarë, si ju që jeni anëtarë të tifogrupit tonë, si të tjerët, ju lutemi që ta respektoni ardhjen në vendtakimin e përcaktuar për tifozët tanë nga ora 14:00 deri në ora 17:45, e që siç ju kemi paralajmëruar ditë më parë, adresa është kjo:📍 Gelato Point, Laurinská 780/2, 811 01 Starë Mesto, Slovakia. Autoritetet vendore na kanë paralajmëruar që vetëm nga ky lokacion do të garantohet me pak fjalë siguria drejt futjes në stadium. Për më tepër, autoritetet sllovake na kanë informuar që do të organizojnë me transport si para ndeshjes, si pas përfundimit të saj, futjen dhe largimin e tifozëve kosovarë në stadium nga lokacioni në fjalë. Shoqërimi do të jetë rigoroz”, thuhet në apel.
Tifozëve u bëhet thirrje edhe që të mos shkëputen nga masa dhe të shmangin me çdo kusht ecjet të vetëm.
“I gjithë ky hov shqiptarësh në Bratisllavë shpresojmë shumë që t’u japë një tjetër infuzion futbollistëve dhe stafit tonë, për të vërtetuar kështu edhe një herë ata që asnjëherë nuk ishin vetëm, as që do të jenë ndonjëherë dhe se një popull i tërë, i shpërndarë në katër skaje të botës, po e pret me padurim ndeshjen dhe shkrimin e një kapitulli historik të munguar dhe aq fort të dashur e ndier”, vazhdon postimi.
Tifozët kosovarë kanë shkuar në kryeqytetin sllovak për t’i përkrahur djelmoshat e artë që bashkërisht ta shkruajnë historinë.
Kosova do të luajë sonte në gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit me synim fitoren dhe afrimin me kualifikimin historik në Kupën e Botës.
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë