Tifozët zyrtarë të Kombëtares së Kosovës “Dardanët” kanë dalë në përkrahje të protestës që është paraparë të zhvillohet këtë të enjte kundër Gjykatës Speciale, në lidhje me zhvillimet e fundit.
Ata duan të përçojnë mesazh të qartë se janë përkrah ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa i kanë ftuar anëtarët e tyre që t’i bashkohen në mënyrë masive kësaj proteste.
Më poshtë mund ta shihni postimin e “Dardanëve” në rrjetet sociale.
“Jo vetëm se kreu ynë ka qenë pjesë e lavdishme e UÇK-së, por se lufta e kësaj të fundit ka qenë sublime dhe një nga më të mëdhatë në qindvjeçarin e fundit, Dardanët do ta mbështesin protestën e së enjtes ndaj Gjykatës Speciale, lidhur me zhvillimet e fundit karshi padrejtësisë që po iu bëhet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ftojmë secilin anëtar të Dardanëve që të jetë pjesë e kësaj proteste, në atë mënyrë që të përçojmë mesazh të qartë se qëndrojmë përkrah njerëzve që zgjodhën lirinë e vendit si të vetmen alternativë”, shkruhet në njoftimin e tifogrupit të Kosovës.
Kjo protestë mbahet me 7 gusht nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./Arbresh.info
Pentagoni konfirmon tërheqjen e 5000 trupave nga Gjermania, ...
Tentoi të udhëtonte drejt Gjermanisë nga Prishtina me dokume...
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro, ...
Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfisko...
Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, ish-ambasadori...
Tentim vrasje në Istog, 2 vëllezër sulmohen me thikë e mjete...