
created by InCollage
Mbi 250 gjoba janë shqiptuar brenda 10 ditëve nga Policia e Kosovës në kuadër të planit operativ “Motoçikletat”, që po zbatohet në rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe në zonën e Fushë Kosovës janë larguar nga qarkullimi edhe 24 motoçikleta dhe skuterë, të cilët janë përdorur në kundërshtim me ligjin.
“Rezultatet e arritura tregojnë për një disiplinim më të madh të shoferëve dhe përmirësim të dukshëm të gjendjes në trafik. Njësiti i motoçikletave do të vazhdojë kontrollet edhe në komunat tjera të rajonit, me fokus të veçantë tek shoferët e motoçikletave. Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të respektojnë rregullat e trafikut, motoçiklistët të përdorin helmetën mbrojtëse, të posedojnë patentë shoferin e kategorisë përkatëse, të sigurohen që mjetet e tyre janë të regjistruara dhe të ngasin në mënyrë të sigurt. Masat që po ndrmirren, synojnë të garantojnë siguri më të madhe për jetën dhe pronën e qytetarëve, duke krijuar një ambient më të rregullt dhe më të sigurt në komunikacion”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës